E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorm të Kurbinit. Policia ka dhënë detaje nga ngjarja ku mbeti i plagosur 22-vjeçari, Veron Pasha.

Sipas policisë 22-vjeçari ka shkuar i plagosur në spital me plagë në këmbë. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut ëpr jetën.

Ndërkohë po punohet për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi:

Reklamë

Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë