E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: Sorrat të mos lodhen me dorëheqjen time

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të ngritura pas deklaratës së tij për “Bulevardin e Flamingove”, duke sqaruar se fjala e tij nuk ishte drejtuar ndaj protestuesve, por ndaj “mësimeve” që, sipas tij, mori nga flamingot.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk ka asnjë kontratë politike me ata që kërkojnë dorëheqjen e tij, por me “800 mijë shqiptarët” që i kanë dhënë votën.

Reklamë

“Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove”, shprehet ai.

Kreu i qeverisë shton se “sorrat dhe korbat” përfaqësojnë, sipas tij, “anën e errët të protestës”, por nuk kanë lidhje me mesazhin që ai synonte të përcillte.

Reklamë

Reagimi i plotë:

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.

Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike????????????????????

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë