Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në zgjedhjet e të rinjve. Viti i kaluar shënoi rekordin e 25 viteve të fundit, me 19.2% të nxënësve që zgjodhën shkollat profesionale. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ky interes në rritje lidhet me zgjerimin e arsimit dual, ndërkombëtarizimit e mbështetjen financiare për nxënësit.
“Vitin e kaluar u shënua shifra rekord prej 19.2%, më e larta e regjistruar në 25 vite në arsim profesional. Qeveria miratoi edhe një rritje të bursës për nxënësit e arsiimit profesional, për vajzat që ndjekin arsimin profesional, ka gjysmë burse, gjithashtu jepen bursa për drejtiem të vecanta më pak të preferuara, bujqësi, veterinary, gjeodezi. Gjithashtu, jepen edhe për grupet vurnerabël,me të ardhura të ulta.”
Sot arsimi profesional ofron 27 drejtime në 31 shkolla publike në të gjithë vendin. Hoteleri-turizmi, teknologjia e informacionit, mekanika dhe elektroteknika mbeten profilet më të kërkuara, pasi garantojnë mundësi të larta punësimi.
“Drejtimet kanë ardhur në rritje e për të mundësuar cdo deeshirë profesionale që cdo I ri/ e re ka. Lidhja e arsimit profeisonal me tregun e punës, 40% e nxënësve hynin në treg pune gjatë muajve të fundit të studimit, sot është 63%, por shohim edhe rritje të nxënësve që ndjekin arsimin e lartë.”
Ndërkohë, regjistrimet për klasat e dhjeta janë hapur. Aplikimet kryehen përmes portalit e-Albania, ku nxënësit mund të zgjedhin shkollën dhe drejtimin që dëshirojnë deri në datën 30 shtator.
/vizionplus.tv





