E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit, 12 të plagosur

Të paktën 12 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi raketor që goditi sot qytetin e Kharkivit në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, raketa goditi një nga lagjet e qytetit. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se, sipas të dhënave paraprake, 12 persona kanë mbetur të lënduar.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për ofrimin e ndihmës ndaj të prekurve, ndërsa dëmet materiale janë ende duke u vlerësuar.

Nuk janë bërë të ditura ende detaje të tjera mbi objektivin e goditur apo gjendjen e të lënduarve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë