Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në kodrat e Peshtanit në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Ndërhyrja në kohë ka shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera, ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera apo persona të lënduar.
/vizionplus.tv





