Tregu bankar në vend po zgjerohet dhe tashmë numërohet 14 banka që operojnë, duke e bërë këtë treg konkurrues jo vetëm nga numri, por edhe nga shërbimet që ofrojnë.
Sot një bankë nuk është më vetëm vendi ku merret një kredi. Bankat po kthen në partnerë afatgjatë të klientëve, individëve dhe bizneseve. E tillë është edhe “Credins”, e cila nuk është thjesht një bankë, por ajo ofron më tepër sesa produkte bankare.
““Credins” funksionon si një one stop shop ku klienti mund të gjejë në një vend të vetëm çdo zgjidhje që i nevojitet, llogari, kredi, depozita, pagesa, karta, investime, pensione, sigurime dhe shërbime digjitale. Kjo i kursen kohë, e bën përvojën më të thjeshtë dhe i mundëson një marrëdhënie më afatgjatë me një partner të vetëm financiar”, tha gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” Elona Kapseri, drejtore e departamentit të menaxhimit të shitjeve në “Credins Bank”.
Kjo qasje ka si qëllim që klienti të mos zgjedhë vetëm një bankë, por një partner që e mbështet në çdo hap të aktivitetit.
““Credins” po evoluon nga një bankë tradicionale drejt një ofruesi të shërbimeve financiare. Për individët dhe bizneset inovacioni nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por me mënyrën se si banka e bën përvojën e klientit më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të personalizuar. Inovacioni më i madh i “Credins” nuk është vetëm një produkt i veçantë, por aftësia për të kombinuar teknologjinë, rrjetin e degëve dhe fuqizimin e kompanive të grupit. Kjo i jep mundësi klientit që në një vend të vetëm të gjejë financim, këshillim, pagesa, kursime, investime, sigurime”, sqaroi Kapseri në Vizion Plus.
“Credins Bank” është vlerësuar nga “Euromoney” me çmimin “Best bank for Corporate Responsibility 2026”. Ky vlerësim reflekton angazhimin e bankës për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në komunitet përmes investimeve.
/vizionplus.tv





