Orë pas ore numri i viktimave në Itali nga koronavirusi po rritet. Deri tani janë regjistruar gjashtë të vdekur, që ishin infektuar nga virusi kinez. Viktima e gjashtë është një grua nga Cerma, e cila rezultoi pozitive dhe ndërroi jetë tek Spitali Civil i Brescias.
Ajo ishte shtruar në spital të dielën dhe ishte e sëmurë me tumor. Mosha e saj ende nuk dihet, por deri tani viktimat kanë qenë mbi moshën 65 vjeç.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 224, nga ku 172 janë vetëm në Lombardia. Milano duket një qytet-shkretëtirë: shkollat janë të mbyllura, ndërsa metrot dhe trenat janë bosh.





