Prej tre ditësh ende nuk ka asnjë gjurmë nga Arjan Sala, roja i magazinës te qendra tregtare, e cila u përfshi nga një zjarr masiv.
Këto janë pamjet rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të premteje, ku shihet se flakët janë riaktivizuar ndërsa forcat zjarrfikëse përpiqen t’i shuajnë.
Në pamundësi për të ndërhyrë, zjarrfikësit thyen soletat rreth objektit për ta pasur më të më të lehtë neutralizimin e vatrës së zjarrit, e cila u vu nën kontroll pas disa orësh.
Por pavarësisht se zjarri i rënë në magazinë është shuar, vijojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit, Arjan Sala.
Nga kontrolli i ushtruar deri më tani, nuk ka rezultuar të jenë gjendur gjurmë të rojës së objektit, i cili mbeti i bllokuar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin.