Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon”...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë!...

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën...

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku dhe frike!...

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit,...

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet marrëveshja e...

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë,...

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 35...

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik 10:08

Policia e Sarandës ka identifikuar tre autorët e dyshuar të sulmit ndaj oficerit të Policisë, Mihal Velço, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin bregdetar. Të tre personat janë shpallur në kërkim, ndërsa rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas burimeve policore, autorët e dyshuar janë Andrea Rubati, 27 vjeç, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në lagjen nr. 4. Mihal Velço, Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka njoftuar sallën operative se tre persona që lëviznin me motomjete e kanë goditur dhe më pas e kanë kanosur me thikë. Sipas kallëzimit, konflikti nisi pasi oficeri u kërkoi të mos kryenin manovra të rrezikshme me motomjetet në qytet.

Pas ngjarjes, tre të dyshuarit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia, nëpërmjet informacioneve të siguruara dhe analizimit të pamjeve filmike, arriti të identifikojë autorët e dyshuar.

Gjatë natës dhe në vijim të operacionit, shërbimet e policisë ushtruan kontrolle në disa banesa ku dyshohej se mund të fshiheshin personat në kërkim.

U kontrollua banesa e Andrea Rubatit në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë, si edhe banesa e gjyshit të tij në fshatin Livadhja, Bashkia Finiq, por ai nuk u gjet. Po ashtu u kontrollua banesa e Antonio Lefterit në rrugën “Skënderbej”, ku ndodheshin prindërit e tij, ndërsa gjatë ditës së sotme u kontrollua edhe banesa e Engjëll Dalanajt në rrugën “Onhezmi”, pa rezultat.

Tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim dhe hetohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 237 dhe 84 të Kodit Penal. Policia vijon operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
sarande

Nga e njëjta kategori

Fluksi i lartë në hyrje në pikat e kalimit me Greqinë, masa të përbashkëta me homologët e Policisë greke

më shumë...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë! 34-vjeçari dhunon kunatën, nipi qëllon në ajër për t’a kërcënuar

më shumë...

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen në lot: Dua të takoj njeriun që jeton me zemrën e djalit tim!

më shumë...

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale, në pranga dy persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

11:45

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit,...

11:27

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet...

11:12

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku...

11:02

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve...

10:46

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve...

10:33

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet...

10:21

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy...

9:51

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit...

9:31

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:28

Sulm me raketa në portin e Jemenit,...

8:47

Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Indonezinë, dhjetëra...

8:38

Zjarret përfshijnë zonën e Zadarit në Kroaci,...

8:30

“Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për...

8:04

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.