Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, vetëm në zonat malore të veriut dhe lindjes priten vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet e motit.
Temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë vendin, me vlerën maksimale që pritet të arrijë në 40°C në Berat.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.





