Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë të mërkurë me sfidat e kthimit për fazën e 1/4. Teuta mbylli përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes me Vllazninë në ”Niko DOVANA”. Pas barazimit në shifrat 2-2 në ndeshjen e parë, trajneri Edi Martin shfaqet optimist dhe beson tek kualifikimi i të tijve  në fazën e ardhshme. 

”Djemtë e Detit” fokusin kryesor e kane tek pjesmarrja në kupat e Europës, e kjo është arsyeja sipas teknikut Martini se përse ndaj Vllaznisë do të luajnë me 11 më të mirët.

Protagonisti kryesor në  ndeshjen e parë ishte padyshim Dejvid Kapllani. 19-vjecari me golin e tij në minutat e fundit të takimit, i dha shpresë ekipit durrsak për kualifikimin në fazën tjetër. Edhe këtë sfidë Kapllani tregon se i pret një ndeshje e vështirë por skuadra do të japi maksimumin.

Sfidat e tjera në kupë të vlefshme për fazën cerekfinale janë Besëlidhja- Tirana, Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Apolonia të cilat do të luhen në orëm 16:30. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *