Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin...

Takimi i Ramës me të deleguarit për Tiranën dhe...

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri...

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për naftën, Trump:...

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori shqiptar do...

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë...

Raporti i OLAF/ Bardhi: Duhet të bëjmë debat me mocion. Çuçi: Mos minojmë përpjekjet e qeverisë për zhbllokimin e fondeve

18 Korrik 11:10

Seanca e sotme plenare ka nisur me debat të fortë mes demokratëve dhe socialistëve në sallë, shkak është bërë raporti i OLAF për abuzimet me fondet e BE për Bujqësinë.

Gazment Bardhi kërkoi që ky raport të diskutohet në seancë, pasi siaps tij gjetjet janë mjaft të rënda.

Por për kreun e grupit parlamentar socialist, në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve nuk është rënë dakord që raporti i OLAF të diskutohet sot, pasi është ende konfidencial.

Gjithashtu Çuçi theksoi se nuk duhen minuar as përpjekjet e qeverisë për të zbllokuar fondet e BE që janë dhënë për sektorin e Bujqësisë në Shqipëri.

Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë. Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që  nuk kanë besim. Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion. Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar. Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për debat, nuk është as aludim dhe as thashethem, por një raport zyrtar. Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve te denoncuar është vërenjtur se nga  institucionet përgjegjëse të Shqipërisë është abuzuar me fondin 33 milion euro. Për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet KE të pezullojë fondin e ri 112 milion euro, para që do të duhet t’i shkonin fermerëve. Opozita i shtriu dorën mazhorancës, që të bëhemi bashkë, të analizojmë gjetjet e raportit  të OLAF dhe të miratojmë masat në funksion të zhbllokimit të fondeve. Nëse do ta kishim përdorur këtë cështje për politikë thjesht do kishim drejtuar gishtin.

Çuçi: Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga grupi i PD, ne kemi mbajtur qëndrim shumë të qartë në Konferencën e Kryetarëve. Jemi dakord të zhvillojmë debat për një cështje kaq të rëndësishme për një sektor jetik si bujqësia. Por pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe të përpjekjeve që bën qeveria për zhbllokimin e fondeve, ne kemi thënë që është i parakohshëm ky debat derisa raporti i OLAF është konfidencial. Ka vetëm një paragraf në raportin vjetor të OLAF për 2023, ku përmenden të gjitha shtetet ku ka shkelje të procedurave për fondet e BE. Është vetëm ky paragraf është publik. Prandaj ne propozuam që pasi ky proces të realizohet, ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë e sqaruar kjo situatë. Në jemi të hapur për ta bërë këtë debat. Ky është qëndrimi ynë. Na duhet cdo e dhënë për debatin, me qëllimin e mirë në interes të fermerëve. Ato pyetje që shtroi sot kreu i grupit të PD, kemi sot interpelancë me ministren e Bujqësisë

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
bardhi Çuçi olaf Raporti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

më shumë...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

më shumë...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës

më shumë...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

2:11

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët...

2:09

Papa Leo XIV surprizon botën e modës,...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
1:37

Burg për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarit të policisë...

1:21

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha...

Foto ilustruese
12:54

Kontrolle në Pukë dhe Fushë-Arrëz për drogë,...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.