Gjykata e Posaçme la në burg ish-zyrtarin policor, Ulian Shpataraku. Ai u vu në pranga të mërkurën në mbrëmje me Ergys Agasin nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Shpataraku po drejtonte makinën e të kërkuarit prej mëse 8 muajsh si drejtues i grupit kriminal të dosjes “AKSHI”.
Në një seancë maratonë prej 7 orësh të se premtes edhe Ergys Agasi u la në masën arrest në burg, ndërsa u vendos në paraburgimin e Bradasheshit.
Lexo edhe :
Related Posts
Pasi të hetohet nga SPAK, nëse do të provohet se Ulian Shpataraku ka qenë një nga anëtarët e organizatës kriminale, atëherë fati i tij është në duart e togave e zeza të gjykatës së posaçme.
Me 6 gusht ai ishte shpallur në kërkim sepse kishte kërcënuar stafin e një hoteli në Himarë me pretendimin se nuk i kishte pëlqyer shërbimi.
Ndërkaq, më herët policia zbuloi arsenal armësh në shtëpinë e ish-policit. 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë me leje iu sekuestruan menjëherë ndërsa u zbuluan teksa kishin nisur procedurat për t’i marrë armën e shtetit për periudhën që ka shërbyer për uniformat blu.
Ulian Shpataraku ka mbajtur disa funksione në polici, nga Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Elbasan, detyrë nga e cila u pezullua për shpërdorim. Por më pas u emërua në dhjetor 2024 si Zv.drejtor i Policisë së Elbasanit përreth dy muaj.
Ndërkaq në dy vitet e fundit ai ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë deri në përjashtimin e tij nga drejtori i komanduar Sokol Bizhga për mosparaqitje në punë.






