E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon dhe pranon krimin e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur tronditur Romën, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar brutalisht nënën e tij 50-vjeçare, e cila më pas ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen Centocelle, në periferi lindore të kryeqytetit italian, në apartamentin ku nëna dhe djali jetonin prej rreth tre vitesh. Sipas mediave italiane, fqinjët nuk kishin raportuar më herët probleme të veçanta mes tyre dhe pasditen e ngjarjes nuk kishin dëgjuar britma apo thirrje për ndihmë.

Reklamë

Pas sulmit, 16-vjeçari dyshohet se ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112, duke u treguar autoriteteve se kishte goditur nënën e tij.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, adoleshenti u gjet jashtë pallatit, i ulur dhe me rrobat e mbuluara me gjak. Brenda banesës, në katin e parë, u gjet nëna e tij ende gjallë, por në gjendje të rëndë.

Reklamë

Gruaja u transportua me urgjencë në Poliklinikën Tor Vergata, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, 16-vjeçari është shtruar në repartin psikiatrik të Poliklinikës Umberto I në Romë. Sipas hetimeve paraprake, ai kishte pasur probleme edhe më herët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë