Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

SHKRESA/ Kush e ka në dorë Bashkinë Tiranë? PD kërkon seancë urgjente për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt

31 Gusht 15:54

Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës sqarime zyrtare mbi drejtimin e bashkisë pas raportimeve për shkarkimin e dytë të Anuela Ristanit nga detyra.

Zhulali kërkon të bëhet publike shkresa e shkarkimit, të përcaktohet kush e drejton aktualisht bashkinë dhe kush ka autoritetin për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative. Ajo kërkon gjithashtu sqarime nëse firma e Erion Veliajt njihet ende si vullnet legjitim vendimmarrës.

Në kërkesën e saj, Zhulali ngre edhe shqetësimin për krizën e paralajmëruar në transportin publik dhe kërkon informacion mbi arsyet e vështirësive financiare të operatorëve, negociatat e bashkisë dhe masat për të shmangur reduktimin e autobusëve.

Në përfundim, këshilltarja e PD-së kërkon thirrjen e një seance urgjente të Këshillit Bashkiak, përgjigje me shkrim për të gjitha çështjet dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit zyrtar përkatës.

Reagimi i plotë:

E nderuar Zj. Kryetare,

Përmes medias jam njohur me lajmin se Erion Veliaj, aktualisht në gjendje paraburgimi, ka shkarkuar për herë të dytë brenda pak muajsh znj. Anuela Ristani nga funksioni i kryetares së komanduar/ushtruese të detyrës së Bashkisë Tiranë. Ky lajm ka krijuar pasiguri të plotë ligjore dhe publike mbi drejtimin aktual të Bashkisë Tiranë, dhe kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar përpara Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës.

Në këtë kuadër, kërkoj të informohem zyrtarisht dhe në mënyrë shterruese mbi sa vijon:

1.Njohjen me shkresën zyrtare përmes së cilës është kryer ky shkarkim i dytë, dhe kohën kur është firmosur dhe protokolluar ajo?

2.Kush ushtron aktualisht, në mënyrë të ligjshme dhe zyrtare, funksionin e kryetarit/es të Bashkisë Tiranë, apo të ushtruesit/es të detyrës, pas lajmit të shkarkimit të znj. Anuela Ristani?

3.Kush ka aktualisht autoritetin institucional për të negociuar, vendosur dhe firmosur në emër të Bashkisë Tiranë, përfshirë kontrata, marrëveshje financiare, akte administrative dhe vendime me efekt mbi buxhetin e bashkisë?

4.A ekziston sot një zinxhir i qartë dhe i pandërprerë komandimi institucional brenda Bashkisë Tiranë, dhe nëse po, kërkoj të na vihet në dispozicion dokumentacioni zyrtar përkatës?

5.Cilat masa janë marrë apo parashikohet të merren për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit normal institucional të bashkisë, në kushtet e kësaj paqëndrueshmërie drejtuese?

6.A njihet zyrtarisht prej Bashkisë Tiranë firma e Erion Veliaj si vullnet legjitim vendimmarrës?

Kujtoj se një situatë e ngjashme  u krijua disa muaj më herët, kur u shkarkua znj.Ristani dhe në vend të saj u emërua znj.Goxhaj, për të cilën nuk pati asnjëherë një përgjigje zyrtare!!

II. Paralelisht, përmes medias jam njohur me paralajmërimin e Shoqatës Kombëtare te Transportit Qytetas dhe Shoqatës se Transportit Urban dhe Interurban, datë 11 gusht 2026, mbi rrezikun e reduktimit të kapaciteteve të flotës së transportit publik.

Duke patur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtij shërbimi për jetën e përditshme të banorëve të Tiranës, si dhe personave të tjerë (vendas apo të huaj) që përdorin transportin publik, kërkoj sqarime zyrtare mbi sa vijon:

7.Cilat janë arsyet konkrete të krizës financiare të operatorëve të transportit publik urban?

8.Kush është aktualisht, në emër të Bashkisë Tiranë, në kontakt dhe/ose negociata me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatën e Transportit Urban dhe Interurban, dhe me institucionet qendrore përgjegjëse?

9.Cilat masa konkrete po ndërmerren nga Bashkia Tiranë për të parandaluar reduktimin e numrit të autobusëve në qarkullim dhe për të garantuar vijimësinë normale të shërbimit të transportit publik?

10.A është realizuar ndonjë komunikim zyrtar deri më sot mbi këtë çështje, dhe nëse po, kërkoj kopje të korrespondencës përkatëse.

Në bazë të sa më sipër, kërkoj

1.Thirrjen e një seance urgjente/të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak Tiranë, me rend të ditës situatën e drejtimit të Bashkisë Tiranë dhe krizën e paralajmëruar të transportit publik urban.

2.Përgjigje zyrtare me shkrim ndaj çdo pike të ngritur, brenda afateve të parashikuara nga ligji dhe rregullorja e Këshillit Bashkiak.

3.Vënien në dispozicion të çdo dokumentacioni zyrtar mbështetës, përfshirë akte administrative, korrespondencë institucionale dhe informacion financiar përkatës.

Qytetarët dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës kanë të drejtën ligjore dhe legjitime të dinë se kush drejton institucionin që administron buxhetin dhe shërbimet e kryeqytetit, dhe të kenë siguri se vazhdimësia e shërbimeve publike thelbësore, si transporti urban, nuk rrezikohet nga kaosi institucional.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bashkia Tirane Erion Veliaj

Nga e njëjta kategori

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane ndaj Iranit

më shumë...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr. 3, shoqërohen disa qytetarë

më shumë...

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

më shumë...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.