Tenisti Novak Djokovic është eliminuar në mënyrën më të dhimbshme nga US Open 2026, pasi u mposht nga Mariano Navone pas një beteje me pesë sete (6-7, 7-5, 6-4, 2-6, 1-6).
Tenisti serb pati probleme të rënda fizike gjatë ndeshjes.
Ai vuajti nga të përzierat, ngërçet, dhimbjet në shpinë,në shpatull dhe gju. Në setin e pestë, Djokovic ‘shpërtheu’ edhe në lot, duke marrë mbështetjen e publikut.
Pas ndeshjes, 39-vjeçari pranoi se probleme të tilla po e shoqërojnë pothuajse në çdo ndeshje këtë vit dhe se trupi i tij po e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë ngarkesën fizike.
“Nuk po arrija ta përfundoja ndeshjen. Kam vuajtur gjatë gjithë kohës”, deklaroi Djokovic./VIZION PLUS





