E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu, postet e rëndësishme që ka mbajtur në Kosovë dhe jashtë vendit

Bekim Sejdiu është emri për të cilin kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë dakordësuar për të marrë postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Por kush është Bekim Sejdiu?

Reklamë

Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa më herët ka pasur një karrierë në diplomaci.

Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi (2008-2012) dhe si Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork (2012-2014) . Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Reklamë

Sejdiu është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës që nga viti 2002.

Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Tashmë që palët u dakordësuan, emri i Bejkim Sejdiut do të kalojë për votim në Kuvend. Për të votuar emrin e presidnetit të ri, kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë, ndërsa në dy rundet e para kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 vota.

Në rundin e tretë mjafton shumica e të gjithë deputetëve, përkatësisht 61 vota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë