E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët u përhapën deri në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Tërbaç, dhe flakët më pas u përhapën deri në territorin e fshatit Vranisht.

Ngjarja u shënua më 26 gusht 2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mbështetën forcat zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.

Reklamë

Ndërkohë, Policia nisi hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Për shkak të përhapjes së flakëve, zjarri kaloi edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër e pyjore.

Reklamë

Pas veprimeve hetimore, policia bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Në përfundim të hetimeve, 25-vjeçari u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, duke paralajmëruar se përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë