Ndërsa protesta e opozitës numëron ditën e 47, kreu i PD Lulzim Basha ka bere te qarte se Partia Demokratike nuk do te pranoje dialog për pazare politike. Pas ftesës per dialog te kryeministrit Edi Rama, Basha ka theksuar se dialogu politik duhet te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme
“Ndaj, nëse do të ketë dialog politik që e kemi kërkuar që prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, që të vazhdojë komploti politik, që të vazhdojë republika e vjetër, që të vazhdojë mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia, por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Fjalimi i Bashes ketë te mërkure u dominua nga shprehja komplot te cilën e përdori per te ilustruar nevojën e ngritjes se nje republike te re.
“Republika e Vjetër është komploti më i madh kundër qytetarëve shqiptarë në 100 vitet e fundit. Republika e Vjetër është një komplot kundër çdo qytetari i ri apo i moshuar, me shkollë të lartë apo me arsim të mesëm, i punësuar, i papunë apo biznesmen i ndershëm. Republika e Vjetër, mos harroni është një komplot kundër gjithsecilit prej jush, kundër ju të gjithëve bashkë, kundër popullit shqiptar!”
Ajo qe ra ne sy ne fjalimin e liderit te opozitës Lulzim Basha ishte se per here te pare qe prej nisjes se protestës ai nuk e përdori ne asnjë moment togfjalëshin, qeveri teknike. Por në mbrëmje, kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur aleatët me të cilët ka diskutuar formatin e tryezës së dialogut me mazhorancën. Aleatët kanë qenë të idesë për një tryezë më të gjerë sesa dy partisë kryesore PD-PS.





