Zjarr i fuqishëm në një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli”, dëme të mëdha materiale
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë. Pas ndërhyrjes së tyre, zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të objektit dhe në banesat përreth.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme.





