Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor. Aktualisht në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të shërbimit zjarrfikës (MZSH) dhe 30 forca bashkiake.
Ndërkohë, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, me synim vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Operacioni vijon në koordinim mes të gjitha strukturave të angazhuara.
/vizionplus.tv





