E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot: Temperatura deri në 38°C, reshje të dobëta në disa qarqe

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të qëndrueshëm edhe gjatë ditës së sotme, megjithëse në disa zona të vendit priten reshje të dobëta shiu.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Elbasan dhe Korçë, ndërsa në Kukës, Dibër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët. Në pjesën tjetër të vendit nuk parashikohen reshje.

Reklamë

Temperaturat do të mbeten të larta, duke arritur deri në 38°C në zonat e ulëta.

* Bregdeti: 22°C – 34°C
* Zonat e ulëta: 21°C – 38°C
* Zonat malore: 16°C – 33°C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit. Në bregdet dhe në zonat malore priten intervale me forcim të përkohshëm të erës, duke arritur lokalisht intensitet të fortë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë