E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “Kimisti”

Është ekstraduar nga Kolumbia, Saimir Rosales Rodriguez. Ai është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin prej 14 vitesh burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez, i njohur si “Kimisti”, konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull.

Ai ishte larguar nga Shqipëria pas operacionit antikokainë, por u arrestua në Kolumbi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë