PD udhëzon keshilltarët demokratë të bashkive të përpiqen kundër kësaj harte e të bashkëpunojnë me të gjithë ata këshilltarë që janë kundër, përfshirë këtu edhe socialistët. PD udhëzon demokratët të mbështetet cdo proteste kundër shkrirjes së bashkive .
“Në gjithë territorin e vendit, kanë shpërthyer protestat kundër shkrirjes së bashkive, veçanërisht në 15 bashkitë që suspendohen me Projektligjin e PS-së të Reformës Administrative e Territoriale 2026.
Partia Demokratike kundërshton me forcë projektin Rama për shpopullimin e vendit dhe rrëmbimin prej tij e të gjitha pushteteve në Shqipëri! Qëndresa e qytetarëve kundër shkrirjes së bashkive po dëshmon se kjo nuk është thjesht një betejë politike, por një kauzë qytetare në mbrojtje të territoreve të veta dhe vetëqeverisjes vendore.
PD qëndron në krah të qytetarëve dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur të drejtën e tyre për vetëqeverisje dhe ekzistencë!
PD ka përgatitur ndërkohë një alternativë shumë të mirë për ndarjen territoriale, e cila e shton numrin e bashkive nga 61 në 100 bashki, duke ofruar bashkitë dhe shërbimet e saj sa më pranë qytetarëve”, thuhet në udhëzimin e PD që mban firmën e sekretarit organizativ Klevis Balliu dhe sekretarit për Pushtetin Lokal Ylli Asllani.





