Porti i Durrësit vijon të përballet me një fluks të lartë udhëtarësh gjatë këtij sezoni veror. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës janar–korrik të këtij viti janë regjistruar 349,423 pasagjerë që kanë udhëtuar përmes portit më të madh të vendit.
Nga kjo shifër, 160,795 pasagjerë janë nisur nga Durrësi drejt porteve italiane, ndërsa 188,628 pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri nga Italia.
Vetëm gjatë muajit korrik, në port janë regjistruar 112,740 udhëtarë, prej të cilëve 29,425 në nisje dhe 83,315 në mbërritje.
Për të përballuar kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik, kompanitë e lundrimit kanë shtuar kapacitetet, duke operuar me dyfishim të udhëtimeve detare nga dhe drejt porteve italiane.
/vizionplus.tv





