E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

Fluks i shtuar udhëtarësh është shënuar këtë të hënë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në drejtim të Greqisë, duke sjellë krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.

Qindra qytetarë shqiptarë që udhëtojnë drejt shtetit fqinj po përballen me pritje të gjata, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi tek udhëtarët.

Reklamë

Sipas informacioneve nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë për përpunimin e udhëtarëve, ndërsa në anën greke shërbimi po kryhet me sportele të reduktuara.

Udhëtarët shprehen të pakënaqur për kohën e gjatë të pritjes dhe kërkojnë përshpejtimin e procedurave, veçanërisht në një periudhë me fluks të lartë lëvizjesh drejt Greqisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë