Kosovë- Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit Blenis Burim Gashi nga Rahoveci, i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës në rrethana tragjike.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 17:00, në varrezat e reja të fshatit Fortesë.
Policia e Kosovës njoftoi se ishte lajmëruar rreth orës 20:35 për një të mitur të gjetur të shtrirë pranë shtëpisë së tij, me plagë të dyshuara nga arma e zjarrit. 16-vjeçari u dërgua për trajtim mjekësor, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
I riu sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndërr të bëhej mjek.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke e cilësuar humbjen e 16-vjeçarit si një dhimbje të madhe për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.





