E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët u afrohen banesave, nis ndërhyrja nga ajri

Është përkeqësuar situata e zjarreve në Mat. Në fshatin e Ulzës, Lundre, flakët kanë përparuar me shpejtësi dhe u janë afruar banesave.

Aktualisht, po ndërhyet nga ajri për të vënë nën kontroll zjarrin e për të mos rrezikuar banesat.

Reklamë

Terreni i thyer malor, era e fortë dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Edhe në Bulqizë zjarri i rënë ditë më parë në malin e fshatit Vajkal vijon të jetë aktiv dhe është drejtuar drejt fshatit Shëngjun të Bashkisë Klos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë