Vlerat e larta barike do të vijojnë të dominojnë territorin shqiptar, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, gjatë pasdites dhe orëve në vijim do të ketë një shtim të lehtë të vranësirave, kryesisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Megjithatë, mundësia për reshje mbetet thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë, me vlera që do të variojnë nga 11°C në Bulqizë deri në 34°C në Ultësirën Perëndimore.
Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 3 ballë.





