E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 22 minuta më parë
Bota

SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit, mbi 50 milionë qytetarë kanë votuar paraprakisht

Mbi 50 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar paraprakisht në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen ditës zyrtare të votimit.

Në ditët e fundit të fushatës, presidenti Donald Trump ka shtuar aktivitetet elektorale, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të mobilizohen për të garantuar pjesëmarrje sa më të lartë të republikanëve.

Trump ka zhvilluar tubime elektorale pothuajse çdo ditë gjatë muajit të fundit, duke e përqendruar mesazhin e tij te mobilizimi i bazës republikane.

Interesi për zgjedhjet e këtij viti është i lartë. Sipas të dhënave të raportuara, mbi 50 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht, personalisht ose përmes postës.

 Kjo shifër tejkalon pjesëmarrjen e hershme në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022, kur rreth 46 milionë qytetarë votuan përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.