E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën e një banese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:50 në zonën e Ishull-Lezhës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Hetimet e policisë vijojnë për të përcaktuar edhe motivet e këtij akti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë