Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), e etiketuar si ekstremiste e djathtë, ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për parlamentin e landit Saksonia-Anhalt (në lindje të Gjermanisë).
Sipas projeksionit AfD ka fituar 44,5 % të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.
AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021.
Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti.
Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.





