Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin

6 Shtator 18:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, ku ka folur për rikthimin e tij në SHBA pas katër vitesh, pasi iu mohua hyrja në vend.

Berisha e cilësoi këtë moment si një fitore ndaj asaj që ai e konsideron një padrejtësi, duke falënderuar diasporën shqiptare dhe administratën e Presidentit Donald Trump për mbështetjen.

Berisha: Për ne sot, kjo është një ditë jo e zakonshme. Sot është një ditë që për mua përsëri ngjall emocione.  Është një ditë që shumëkush e ka menduar të pamundur. E ka menduar si një ditë që nuk do ta shihnim ndonjëherë. Sepse, le të jemi të sinqertë, shumë prej nesh të paktën një herë ose më shumë kemi pyetur veten: kush jemi ne?  Kush jemi ne për të sfiduar një padrejtësi, kur ajo padrejtësi bëhet nga forca shumëfish më të mëdha se ne. Jo pak herë kemi pyetur veten këto vite, kush jemi ne, që zëri ynë i të drejtës të dëgjohet në një botë ku për fat të keq gjithmonë e më shumë po sundohet nga e padrejta.  Kush jemi ne që të qëndrojmë të fortë kur në momente të caktuara e gjithë bota dukej kundër nesh. Këto janë pyetje që vërtet të bëjnë të ndihesh i vogël në një botë të madhe.  Këto janë pyetje që të bëjnë të ndihesh i pafuqishëm përballë padrejtësive shumë të fuqishme. Por kjo pyetje, kush jemi ne, ka një përgjigje, e cila përjetësisht do jetë, do jetë burim i pashtershëm i fuqisë sonë për të bërë të pamundurën të mundur.

Ne jemi shqiptarë! Sepse ne jemi shqiptarë dhe qëndrojmë e luftojmë të pamposhtur për dinjitetin tonë. Sepse ne jemi shqiptarë, luftojmë dhe qëndrojmë të vendosur për familjet tona.  Ne jemi shqiptarë, ndaj dhe luftojmë në kushtet më të pabarabarta për kombin tonë, dinjitetin dhe lirinë e tij. Ne jemi shqiptarë, ndaj dhe nuk dorëzohemi. Prandaj ditë si kjo, të pamundura ne i bëjmë të mundura. Zoti ju bekoftë! Kjo ditë shënon pra një nga ato raste, forcë e të keqes që të gjithë e njohim në një agresion të padrejtë ndaj dinjitetit tim, më mohoi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 vite më parë.  Në një kohë kur unë isha, 8 vite pa asnjë pushtet, thuajse i tërhequr plotësisht nga jeta politike. Por, me fuqinë që na karakterizon ne si shqiptarë, me besimin e palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh, vend i të lirëve, shtëpi e guximtarëve.  I qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga Shtetet e Bashkuara, por po vinte nga axhendat antiliri, antikomb, të asaj që vetë presidenti Donald Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë.

Duke mbajtur në mend shprehjen e një prej burrave më të ndritur dhe legjendarë të kombit të madh amerikan, Abraham Lincoln, i cili thotë se ‘rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh’. Dhe unë, dhe unë vendosa të ringrihem. Vërtet e nisa këtë betejë në pamje të parë në pamundësi të plotë. Në errësirë. Por asnjë natë, asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Në të njëjtën kohë që unë zhvillova këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të ringrihet duke zgjedhur si president Donald Trump në nëntor të vitit 2024.  Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë, dhe efektet erdhën deri në Shqipëri. Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë.  Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë prapa hekurave, ndërsa unë sot po qëndroj me dy këmbë mbi atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë.  Ndaj dhe unë sot, kam një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra, gra, djem dhe vajza, shqiptarë të vërtetë që më mbështetët në orët më të para por dhe ndër më të vështirat. Mirënjohje të pakufishme ndaj administratës së presidentit Donald Trump, sekretarit të Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin e tij.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Diaspora Sali berisha SHBA Takim Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.