E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nuk do të jetë ai që drejton intervistën, por do t’u përgjigjet pyetjeve të drejtuara ndaj tij.

Në fragmentet e publikuara për të prezantuar episodin, kryeministri ndalet te disa prej temave më të diskutuara të aktualitetit politik, mes tyre Ishulli i Sazanit, SPAK-u, drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe e ardhmja e tij politike.

Reklamë

Një prej deklaratave të Ramës lidhet me pasardhësin e tij politik. Ai shprehet se nuk ka ndërmend të zgjedhë një person që do ta pasojë në drejtimin politik.

“Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë”, deklaron Rama.

Reklamë

Kryeministri ka komentuar gjithashtu situatën në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar drejtimin aktual si një “eksperiment social, politik dhe ekonomik”.

“Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, shprehet ai.

Sa i përket Sazanit, Rama ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij për projektin e zhvillimit të ishullit, duke theksuar se prona do të mbetet në pronësi të Shqipërisë.

“Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, thotë kryeministri.

Rama ka folur edhe për SPAK-un, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat në raport me personat që më pas janë marrë nën akuzë.

“Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet”, deklaron ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë