Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Rama takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi...

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për Zhegrovën

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e...

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe 6 banesa të djegura në Himarë

5 Shtator 22:04

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku gjatë ditës së sotme, 5 shtator, janë raportuar 21 vatra zjarri. Nga këto, 11 vijojnë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë shuar.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 587 forca operacionale vendore, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Nga ajri operacionet janë mbështetur nga 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Situata më problematike vijon në qarkun e Fierit, ku vatrat në Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan mbeten aktive. Në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, vendore dhe ushtarake, me mbështetje nga ajri.

Edhe në Bardhaj të Shkodrës zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në Lundre dhe Madhesh të Matit operacioni mbështetet nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Himarë, zjarri në lagjen “1 Maji” është shuar pas një operacioni të gjerë. Megjithatë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku janë djegur 6 banesa, 3 prej tyre të banuara, ndërsa 36 persona janë evakuuar.

Në Dajt, një vatër vijon aktive dhe po monitorohet nga forcat në terren. Ndërkohë, vatra në Qinami është nën mbikëqyrje dhe, sipas autoriteteve, nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Vatra aktive raportohen edhe në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse. Ndërkohë, zjarret në Mavrovë të Selenicës dhe malin “Partizan” në Berat janë shuar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
zjarr

Nga e njëjta kategori

Rama takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi i krimit të organizuar, problemet kryesore për vendin

më shumë...

Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucione arsimore do bëjnë detyrat në klasë

më shumë...

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia kalon “në sitë” makinat luksoze në Tiranë, disa referime në Prokurori

më shumë...

Vihet nën kontroll zjarri në Himarë, normalizohet situata në Fier, flakët djegin pyllin në Shkodër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:14

Rama takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi...

1:57

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për...

1:44

Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në...

1:31

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia...

1:12

Vihet nën kontroll zjarri në Himarë, normalizohet...

12:44

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3...

12:04

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në...

12:02

Helmimi i qytetarëve nga uji, kreu i...

11:50

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi...

11:28

Goditen shpërndarësit e drogës, operacion në Sarandë,...

10:49

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit...

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet pa...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.