E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 02:30 Në vijim ora 02:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vihet nën kontroll zjarri në Himarë, normalizohet situata në Fier, flakët djegin pyllin në Shkodër

Situata nga zjarret në vend është përmirësuar ndjeshëm. Ministria e Mbrojtjes raporton se aktive janë 11 vatra, por pa rrezik për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në Frakull të Fierit, ku beteja me flakët ishte e vështirë per dy dite me radhe situata është qetësuar. Megjithatë, rreziku i riaktivizimit është prezent pasi vatrat jane ne zonë me pyll pishe. Për të mbajtur nën kontroll flakët, në terren janë të angazhuara 13 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, një helikopter dhe forca të tjera.

Himara po ashtu u përball me një pamje apokaliptike ne oret e vona te se premtes por tashmë flakët janë shuar. Ministria e Mbrojtjes raporton se operacioni në Himarë ka përfunduar dhe se vatra e zjarrit nuk është më aktive.

Ndërkohë, në Bardhaj të Shkodrës, në një zonë kodrinore, flakët vijojnë të djegin sipërfaqen e pyllëzuar prej 24 orësh.  Në vendngjarje janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile. Opracioni mbeshtetet gjithashtu nga ajri nga helikopteret e forcave te armatosura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë