E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ende tym në Frakull të Fierit, futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

Situata në vatrën e zjarrit në Frakullë paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur çdo riaktivizim të flakëve.

Në pikën ku vijon të ketë prani të tymit, po angazhohen në operacion 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët do të ndërhyjnë në terren për të kontrolluar dhe siguruar zonën.

Reklamë

Pavarësisht qetësimit të situatës, rreziku për riaktivizimin e zjarrit mbetet i pranishëm, pasi bëhet fjalë për një zonë të mbuluar me pyje pishe, ku flakët mund të përhapen me shpejtësi.

 

Reklamë

 

Forcat në terren do të vijojnë punën dhe monitorimin e vazhdueshëm të vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe garantimin e sigurisë në zonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë