E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

Partizani ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në një ndeshje me shumë emocione dhe gola.

Sfida ishte e vlefshme për javën e tretë të “SUPERIORES”.

Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të luftuar dhe arritën të largohen me tre pikët e plota, pavarësisht se sfida u komplikua ndjeshëm gjatë saj.

Partizani humbi edhe një penallti, por kjo nuk e pengoi skuadrën kryeqytetase të siguronte suksesin në transfertën e vështirë.

Reklamë

Në fund, 3-2 për Partizanin, që merr një fitore me shumë peshë në Shkodër dhe lë pas humbjen e javës së kaluar ndaj Laçit.

Golat për Partizanin u shënuan nga: Fadairo (4), Aliu (45+3), Human (90+8)

Për Vllazninë shënuan: Vata (21) dhe Musta (58).

Vazhdo të lexosh

Reklamë