Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Witkoff dhe Kushner do të takohen me të dërguarin...

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin...

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë...

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

5 Shtator 20:44

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë shprehur shqetësimin për vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të drejtësisë dhe personelit të administratës gjyqësore e të prokurorisë.

Në një deklaratë të përbashkët, theksohet se Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore, duke argumentuar se pas përfundimit të këtij afati duhej të zbatohej mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata.

Sipas tyre, pas përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave.

“KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencën e Kuvendit për të bërë politikë pagash, ata kanë konkretizuar pasojat e një vendimi kushtetues pasi afati i vendosur për ligjvënësin kishte përfunduar”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu kundërshtohet kërkesa e Ministrisë së Financave që KLGJ dhe KLP t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat e llogaritura sipas formulës së mëparshme.

Sipas tyre, kjo krijon një kontradiktë, pasi Ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht se formula e vjetër është shfuqizuar.

“Nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë?”, pyesin tre organizatat.

Ato argumentojnë se pas datës 31 korrik 2026 nuk mund të kërkohet zbatimi i një formule që nuk është më në fuqi, ndërsa vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë goditur gjyqësisht, konsiderohen akte në fuqi dhe sipas tyre duhet të respektohen e të ekzekutohen.

Gjithashtu është kundërshtuar edhe nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë të Kuvendit, duke theksuar se ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar bllokimin e pagave.

“Ekzekutimi i pagave të magjistratëve nuk mund të mbetet peng i pritjes për një ligj të ri, apo i mosveprimit të Kuvendit”, thuhet në deklaratë.

Në fund, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë:

  • Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve.
  • Sqarimin nga Ministria e Financave të bazës ligjore për kërkesën e zbatimit të formulës së vjetër.
  • Respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.
  • Ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve Unioni i Gjyqtarëve

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne ka rëndësi jeta e njeriut, situata nën kontroll

më shumë...

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Frakull, ndërhyrje nga toka dhe ajri

më shumë...

U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet patenta për 6 muaj, merr edhe gjobë

më shumë...

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje urgjente nga ajri, flakët po përhapen me shpejtësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

4:37

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat...

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

Më të klikuarat

  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • “Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.