E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Frakull, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Fier – Në zonën e Frakullës po vijon puna intensive për shuarjen e vatrave të zjarrit, me ndërhyrje si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Rreth 90 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga ajri po operojnë një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Reklamë

Më herët, në terren kanë mbërritur edhe ministrat Nufi dhe Lamallari, të cilët po monitorojnë nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e zjarrit.

Operacioni vijon, ndërsa ekipet në terren po punojnë për neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Më shumë video

Reklamë