E premte, 23 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era favorizon flakët

Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Reklamë

Shërbimet zjarrfikëse të Fierit janë në terren dhe po vijojnë betejën me flakët, me qëllim izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për rrezik në zonat e banuara.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë