E diel, 25 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në një gomisteri në Tresh të Lezhës, flakët përfshijnë të gjithë godinën

Një biznes gomisteri është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tresh të Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë-Milot.

Zjarri është konstatuar rreth orës 02:00, fillimisht në ambientin ku mbaheshin gomat, ndërsa më pas flakët janë përhapur duke prekur të gjithë godinën.

Reklamë

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe kanë arritur të frenojnë përhapjen e zjarrit drejt bizneseve të tjera që ndodheshin pranë.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Dyshimet paraprake janë për një defekt ose shkëndijë elektrike, e cila mund të ketë shkaktuar flakët. Megjithatë, shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë