E diel, 25 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Qytetarët serb u drejtohen sot kutive të votimit, lista e studentëve sfidon Vuçiç

Pas muajsh protestash masive, beteja politike në Serbi zhvendoset te kutitë e votimit.

Këtë të dielën, qytetarët serbë do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, në një proces që shihet si një test i rëndësishëm për presidentin Aleksandër Vuçiç dhe partinë e tij në pushtet.

Reklamë

Në krahun tjetër qëndron lëvizja studentore, e cila u bë zëri kryesor i protestave kundër korrupsionit dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale, pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Të enjten, mijëra mbështetës u mblodhën në Beograd në tubimin përmbyllës të studentëve, duke dëshmuar se lëvizja synon ta çojë përballjen me pushtetin nga rrugët  e sheshet  në Parlament.

Reklamë

Vuçiç, në pushtet prej vitesh, kërkon të ruajë dominimin politik, ndërsa opozita dhe shoqëria civile kanë ngritur shqetësime për kushtet e konkurrencës dhe integritetin e procesit zgjedhor.

E shtuna në Serbi ishte heshtje zgjedhore, e cila zgjat deri në orën 20:00 të kësaj të diele, kur mbyllen qendrat e votimit.

Rezultati pritet të tregojë nëse mobilizimi i studentëve do të përkthehet në forcë elektorale dhe nëse pakënaqësia e shprehur prej muajsh në rrugë mund të sfidojë realisht pushtetin e Vuçiçit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.