E diel, 1 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Aryna Sabalenka vijon marshimin e saj në “US Open”.

Numri 1 në botë u përball me amerikanen Taylor Townsend dhe nuk hasi shumë vështirësi për të marrë fitoren. Sabalenka triumfoi 2-0, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për trofeun.

Tenistja bjelloruse ishte bindëse në momentet vendimtare dhe nuk i dha mundësi Townsend të ndryshonte rrjedhën e takimit.

Me këtë sukses, Sabalenka tashmë është mes tetë tenisteve më të mira të “US Open” dhe vazhdon garën për të ngritur trofeun në New York.

Reklamë

Në fazën çerekfinale janë kualifikuar gjithashtu Linda Noskova, Emma Navarro dhe Jessica Pegula, ndërsa lufta për një vend në gjysmëfinale pritet të jetë edhe më e fortë.

Sabalenka mbetet një nga emrat kryesorë të turneut dhe tashmë është vetëm disa hapa larg objektivit të madh: triumfit në Grand Slam-in amerikan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë