E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë makina, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë, një 45-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:20. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Reklamë

Pas përplasjes, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Pesë pasagjerët që ndodheshin në këto automjete janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë