Subscribe

Thuajse asnjë qytet i Shqipërisë nuk i ka shpëtuar monitorimit me kamera të vendosura përgjithësisht nga grupet e krimit.

 

Ekspertja Brikena Kasmi thotë se qytetarët kanë qenë nën mbikëqyrje nga persona të paautorizuar, veprim që ka shkelur të drejtat e tyre .

 

BRIKENA KASMI

 

JURISTE

 

Atë punë të cilin duhet ta bënte shteti, pra mbikqyrjen e krimit, tani e bëjnë grupet kriminale me njëra-tjetrën. Që do të thotë që gjithmonë ka një grup kriminal që është pjesë e shtetit, ose funksionon si shtet. Njerëzit nuk kanë qënë të lirshëm, por kanë qënë gjithmonë nën vrojtim të një grupi, unë nuk mund të them në pronësi të një grupi kriminal, pasi duhet parë hetimet, por të dikujt që nuk është shteti. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

 

Juristja Kasmi kritikon jo vetëm policinë, por edhe Komisionerin e Mbrojtjes të Dhënave Personale.

 

Strukturat që merrem me mbrojtjen e të dhënave personale në fakt kanë dështuar. Nuk arrij dot ta kuptoj sesi Komisioneri për mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk është ende në lëvizje për të krijuar dhe për të pasur tashmë zbutjen e efekteve, apo të pasojave juridike që mund të kenë krijuar pikërisht kjo nxjerrja e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

 

Prej disa ditësh, policia në kuadër të operacionit ‘Fijet’ çmontimin e kamerave të vendosura në pikat kyçe të Tiranës, por edhe qyteteve të tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *