Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti...

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë në provë...

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

28 Janar 19:48

Udhëheqësit e Ukrainës janë përpjekur të qetësojnë ankthin mes popullatës, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus është kudo i pranishëm. Ukrainasit kanë shfrytëzuar mediat sociale për të ndarë këshilla se si të përgatiten për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ndodhet në Kiev dhe thotë se në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tesnioneve.

 

Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj. Banorët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, por duket qartë se kjo nuk është një ditë e zakonshme.

 

Valentina, banore e kryeqytetit, thotë për Zërin e Amerikës se ka bindjen se gjërat do të shkojnë mirë, por ajo nuk mund ta fshehë faktin se është nervoze.

“Padyshim që situata po ndikon shumë tek ne, por kam besim të madh tek e drejta e kauzës së Ukrainës; për forcën e saj, për të ardhmen e saj. E dua vendin tim aq shumë sa besoj se gjithçka do të shkojë mirë.”

 

Shumë prej atyre që folën me Zërin e Amerikës mendojnë se nuk ka gjasa për një pushtim të plotë rus të Ukrainës. Një banor, që thotë se quhet Vladimir, beson se Rusia nuk do të veprojë.

 

“Nuk do të ketë luftë, sepse ka dallim të madh mes dëshirës për luftë dhe aftësisë për ta realizuar atë. Ata e kanë kapacitetin e madh ekonomik të nevojshëm.”

 

Një tjetër banor i kryeqytetit, Igori, thotë për Zërin e Amerikës se Moska po bën bllof.

 

“Rusia i bën të gjitha këto për t’ju detyruar të negocioni me ta.”

 

Por optimizmi në këto rrugë errësohet shpejt nga shqetësimet për rifillimin e luftës në rajonet lindore të vendit. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Yulia përpiqet të shprehë optimizëm pavarësisht nga ato që dëgjon se po ndodhin në lindje të vendit.

 

“Besoj tek një e ardhme pa luftë, por situata është e komplikuar. Përpiqem të mos mendoj për luftën dhe të mos shikoj lajmet, por brenda vetes jam e shqetësuar.”

 

Një tjetër banore e kryeqytetit, Irina, thotë se kërcënimi është i menjëhershëm.

 

“Jam e shqetësuar për prindërit që jetojnë në rajonin e Luhansk-ut afër Donbas-it”.

Zhvillimet në Kiev, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar jetën si zakonisht, po ndiqen nga mbarë bota, një situatë nga e cila banorët duan të shpëtojnë sa më parë që të jetë e mundur./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Ankth Qetesi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur në punë centralin bërthamor

më shumë...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

më shumë...

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës

më shumë...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju bëjnë ta shihni botën ndryshe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

11:17

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë...

11:07

Të shtënat me armë në Palasë, momenti...

10:54

Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë,...

10:36

Dënohen me 155 vite burg 28 persona,...

10:31

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e...

10:10

Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.