E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë pas përplasjes, 28-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë–Berat.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në njërën anë në mes të rrugës.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po hetojnë shkaqet e tij, ndërsa njëkohësisht kanë disiplinuar qarkullimin në këtë segment rrugor.

Reklamë

Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi automjet nga drejtuesja.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë