Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite përgjatë autostradës që lidh zonën e Umbrias dhe provincën e Rietit në Itali.
Një autobus, një kamionetë dhe tre makina u përfshinë në përplasje.
Sipas mediave italiane, nga aksidenti janë shënuar 5 viktima dhe 27 të plagosur.
Segmenti i rrugës është mbyllur në të dyja drejtimet. Ekipet e sigurisë rrugore, forcat e rendit dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.





