E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dënohen me 155 vite burg 28 persona, GJKKO i shpall fajtor për transport të paligjshëm të emigrantëve: Funksiononin si grup kriminal

GJKKO dënon me rreth 155 vite burg  në total 28 të pandehur të cilët u shpallën fajtor për ndihmë për kalimin e paligjshem të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave prej mijëra euro

Vendimi u dha pak më parë nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj ndërsa prokurore  e çështjes ishte Elida Kaçkini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë